Pas dëshmisë së Simmons, avokatët shohin “dritë në fund të tunelit”

Janë avokatët të cilët i kanë mbrojtur të akuzuarit në rastin “Drenica” dhe atë “Kleçka” të cilët e vlerësojnë si të mirë raportimin e ish-gjykatësit Malcom Simmons. Por, gjithashtu vlerësojnë se ky raportim është i vonuar.

 

Avokatja Fehmie Gashi thotë se raportimi i Simmons tregon se Kosova është dashur të formojë gjykata vendore menjëherë pas luftës.

“Edhe zoti Simmons është vonuar në dëshminë e tij. Gjithsesi do të duhej të kishim prova tjera për të mbështetur dëshmitë e tij. Megjithatë dëshmia e Simmons është dritë në fund të tunelit në lidhje me manipulimet e mundshme që janë bërë me shoqërinë kosovare. Ndoshta edhe klasa politike nuk ka treguar profesionalizëm sa duhet në këtë drejtim”, deklaroi avokatja Fehmie Gashi.

Tomë Gashi, avokat në rastin “Drenica”, thotë se raporti i Simmons është i vonuar. Sipas tij mbrojtja e të akuzuarve në Hagë duhet të ftojë Simmonsin si dëshmitarë në Hagë për të dëshmuar për padrejtësitë që janë bërë.

“Simmonsin duhet ta ftojnë avokatët e të dyshuarve në Hagë, duke filluar nga zoti Thaçi deri te Pjetër Shala për të sqaruar për situatat që kanë ndodhur në EULEX. Një pjesë e dëshmitarëve të mbrojtur janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm të largohen nga Kosova dhe të përfitojnë të mira materiale”.

Në rastin “Kleçka”, Fatmir Limaj ishte liruar nga të gjitha akuzat, derisa në rastin “Drenica”, ka pasur dënime me burg efektiv përfshirë edhe Sylejman Selimin.

Related posts

12,159 raste aktive me coronavirus në Kosovë

D V

Dita Botërore kundër trafikimit të njerëzve

D V

Arrestohet shoferi i autobusit në Kroaci: Më zuri gjumi në timon

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com