Pas dorëheqjes së Hancock, posti i Sekretarit të Shëndetësisë në Britani i besohet Sajid Javid

Ish-Sekretari i Financave në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, do ta zëvendësoj Matt Hancock – duke marrë postin e Sekretarit të Shëndetësisë, është bërë e ditur nga zyra e kabinetit të kryeministrit Boris Johnson.

Javid vitin e kaluar dha dorëheqje nga posti i Sekretarit të Financave, pasi që refuzoi kërkesën e Boris Johnsoni ta ndërrojë ekipin e këshilltarëve të tij politikë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian, në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Johnson duke tentuar të marrë kontrollin mbi kastën politike, kërkoi nga Sekretari i asokohe Saji Javid të ndërrojë të gjithë këshilltarët.

Javid kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, duke theksuar se asnjë ministër nuk do të pranonte një kërkesë të tillë – kështu dha dorëheqje.

E postin e tij e kishte marrë menjëherë Rishi Sunak, i besuari i kryeministrit britanik. Ndërkaq tani Javid po rikthehet – duke marrë postin e Matt Hancock i cili u kap me një kolege të tij duke u puthur nëpër korridore.

Related posts

Pritet rritje e numrit të rasteve me COVID-19 në Sydney të Australisë, spitalet nën presion

Redaksia

Burri i lidhur rrihet publikisht nga talebanët në mes të Kabulit, i akuzuar për vjedhje të një celulari

D V

Ndërron jetë francezi më i moshuar: Po të më kishte pyetur dikush, do të jetoja 200 vjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More