Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pas fitores/ Koeman: Barcelona ende në garë për titullin në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur pas fitores 1-0 të katalanasve ndaj Huescas.

Ronald Koeman ka thënë se katalanasit janë ende në garë për titullin e La Ligas.

“Pjesa e dytë nuk ishte aq e shkëlqyer, në fund vuajtëm pak sepse ata janë përpjekur të krijojnë raste dhe ka pasur krosime ku ne jemi mbrojtur mirë. Nëse nuk e mbyllni ndeshjen më herët, gjithmonë do të vuani”, tha ai.

Duke parë përpara ndeshjet në LaLiga me Athletic Bilbao dhe Granada dhe një gjysmëfinale të Supercopa de Espana kundër Real Sociedad, Koeman dha vlerësimin e tij për këto ndeshje.

“Ky muaj është shumë i rëndësishëm për aspiratat tona sepse kemi shumë ndeshje jashtë dhe nëse i fitojmë ato mendoj se mundemi të luftojmë për titullin”, tha 57-vjeçari.

“Ne ishim të mirë, shumë të përqendruar, dhe kjo është baza kryesore që na duhet. Nëse i kemi ato dy gjëra, ne do të përmirësojmë lojën me topin dhe nëse mund të përmirësohemi edhe para portës kundërshtare”, tha Koeman.

“Ne kemi Martin (Braithëaite) dhe Antoine (Griezmann) që po luajnë në pozitën e sulmuesit, Martin po bën punë të mirë por do shikojmë zgjidhjet për të ardhmen”, përfundoi Ronald Koeman.

Postime të ngjashme

Konfirmohet dueli Fury – Joshua

Z H

Mësohet sa ka ofruar Interi për kontratën e re me Barrella

Z H

Buzëqesh Milani, ky është vendimi i Calhanoglut

Z H

ZYRTARE/ Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie ng Schalke 04

Z H

Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës, Apolonia nuk vodhi asgjë!

Z H

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...