Pas fitores së Trump, monedha e Iranit ra në nivelin më të ulët historik

nga Xh M

Monedha e Iranit rial ra sot në nivelin më të ulët në histori, duke sinjalizuar sfida të reja përpara Teheranit, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton New York Post.

Sipas burimeve nga Teherani, sot është thyer rekordi i vlerës më të ulët të monedhës iraniane, kur 703 mijë rialë iranianë kapin vlerën e një dollari dhe gjatë ditës monedha u rikuperua lehtë me vlerën 696.150 rial për 1 dollar.

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump e tërhoqi në mënyrë të njëanshme Amerikën nga ajo marrëveshje në vitin 2018, gjë që shkaktoi tensione mes dy vendeve që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Lexo po ashtuRama: Disa investime në kryeqytet do të bëhen pa shpenzuar asnjë cent të komunësNë ditën kur presidenti reformator i Iranit Masoud Pezeshkiyan u betua dhe filloi mandatin e tij, më 30 korrik të këtij viti, 584 mijë rialë vlenin një dollar.

Prej javësh, qeveria iraniane është përpjekur të minimizojë ndikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale amerikane në Teheran dhe këtë qëndrim e përsëriti sot zëdhënësja e administratës Pezeshkian, Fatema Mohajerani.
“Zgjedhja e presidentit amerikan nuk ka të bëjë me ne. Politikat kryesore të Amerikës dhe Republikës Islamike nuk do të ndryshojnë ndjeshëm nga njerëzit që zëvendësojnë të tjerët. Ne tashmë kemi bërë përgatitjet e nevojshme paraprakisht”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More