Agjencia Zhurnal.mk

Pas gabimit të korrigjuar nga votimi bjellorus, Tamara e para nga juria dhe e shtata në finalen e Eurovizionit

Përfaqësuesja jonë për konkursin e këngës në Eurovizion, Tamara Todevska është ende në pozitën e parë sipas votave të jurisë dhe e shtata në finalen e Eurovizionit.

Sipas raportit të hollësishëm në ueb faqen e Eurovizionit, është bërë gabim në numërimin e votave të jurisë të Bjellorusisë.

“EBU mund të konfirmojë se pas kontrollit standard të rezultateve, ne kemi vënë re se është bërë një gabim gjatë grumbullimit të pikëve. Kjo nuk ka asnjë ndikim në përllogaritjet e pikëve të marra nga televotimi i 41 vendeve pjesëmarrëse dhe fituesit të përgjithshëm, si dhe në radhitjen e katër këngëve të para në këtë konkurrim” citohet në ueb faqen e EBU-së.

Këtë lajm e publikoi edhe Tamara Todevska në profilin e saj në fejsbuk.

“Çfarë lajm i mrekullueshëm. EBU sapo konfirmoi se për shkak të një gabimi në votimin e Bjellorusisë, vendi ynë është i pari nga votimi i jurisë dhe i shtati në finalen e Eurovizionit. Nuk mund t’ju them se sa e lumtur jam! Ju dua të gjithëve!, shkruan Tamara.

Sipas rezultateve të votimit të jurisë dhe “televotimit” të 41 vendeve pjesëmarrëse në Eurovision 2019, i cili u mbajt të shtunën në Tel- Aviv të Izraelit, përfaqësuesi i Holandës u shpall fitues i Eurovizionit ndërsa përfaqësuesja e vendit tonë Tamara me këngën “Proud” u rendit në vendin e tetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...