Pas gjashtë muajsh pauzë, Dafina Zeqiri rikthehet me koncert madhështor në dhjetor

nga D. V.

Pas një pauze gjashtëmujore, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një njoftim emocionues për rikthimin e saj në skenë.

Artistja ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, ku ka bërë të ditur se po përgatitet për një projekt të madh muzikor, duke e quajtur këtë fazë “rilindje pas stuhisë”.

“Nga qetësia në shpërthim. Pas gjashtë muajsh stuhish, shërimi, amësie dhe rindërtimi, jam rikthyer! Më e fortë se kurrë”, ka shkruar këngëtarja.

Dafina ka zbuluar se rikthimi i saj do të shënohet me një koncert të veçantë live me Orkestrën Filharmonike — një bashkim unik mes muzikës moderne dhe tingujve klasikë, që pritet të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme për publikun.

“Live me Orkestrën Filharmonike, më e zhurmshme, më e ndritshme dhe më e madhe se kurrë”, ka shtuar Zeqiri.

E njohur për stilin e saj autentik dhe energjinë që përcjell në çdo performancë, Dafina duket e vendosur të rikthehet më e fuqishme se kurrë, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.

Në fund të postimit, ajo u ka bërë thirrje ndjekësve që të sigurojnë biletat për koncertin, duke paralajmëruar se spektakli i saj do të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More