Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas Gjermanisë, edhe Çekia e Ukraina shënojnë rekorde të rasteve ditore të koronavirusit

Republika Çeke dhe Ukraina i janë bashkuar të shtunën Gjermanisë në listën e vendeve evropiane që raportuan shifra rekorde të rasteve ditore të koronavirusit.

Këshilli për Siguri Kombëtare në Ukrainë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë shënuar 5.992 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Përpos infektimeve, në vendin e Evropës Lindore u raportuar edhe 109 viktima, që gjithashtu është numri më i lartë i shënuar deri më tani, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në përgjithësi, Ukraina i ka regjistruar 293.641 raste të personave të infektuar dhe 5.517 të vdekur nga sëmundja Covid-19.

Shifra ditore e rasteve shkoi mbi 5.000 gjatë këtij muaji, duke e shtyrë qeverinë që ta zgjasë afatin e masave kufizuese deri në fund të vitit.

Gjendja është edhe më e rëndë në Republikën Çeke, shtet me popullsi gati katër herë më të vogël se Ukraina, por që shënoi rekord pothuajse dyfish më të lartë të rasteve.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Çeki u regjistruan 11.105 raste të reja të koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Ky numër është dukshëm më i madh edhe se rekordi i Gjermanisë me rreth 7.800 raste për një ditë, ndonëse vendi fqinj ka popullsi tetë herë më të madhe.

Postime të ngjashme

Netanyahu: Irani kërcënimi më serioz për Lindjen e Mesme

R Zh

Republika Çeke heq gjendjen e jashtëzakonshme pas gjashtë muajsh

R Zh

Përshkallëzohen tensionet në kufirin Rusi-Ukrainë, dy anije luftarake të SHBA pritet të mbërrijnë në Detin e Zi

S.B.

Roli i ushtrisë izraelite në incidentin në centralin bërthamor në Iran

S.B.

Venezuela po i braktis aeroplanët luftarakë rusë Sukhoi Su-30

S.B.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, shkarkohet nga detyra

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...