Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pas Greqisë dhe Bullgarisë, edhe Austria do të na ndihmojë me vaksinën

Shkup, 25 dhjetor – Edhe Austria do të ndajë një pjesë të vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Austrisë në vendin Tonë, Georg Voutas, i cili ka thnë se 5 për qind të dozave do t’i ndajnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.  

“Në vitin 2021 shohim optimizëm. Austria jo vetëm që e mbështet Maqedoninë e Veriut me nevojat urgjente për pajisje mjekësore, por edhe do t’i vërë në dispozicion gjithashtu 5% të dozave të veta të vaksinave Kovid-19 për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian nuk do të ishte i plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, Austria, në kuadër të procesit të integrimit, angazhohet maksimalisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur në vitin 2021.”, tha Georg Voutsas, ambasadori i Austrisë në MV.  

Më 22 dhjetor, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Sofje nënshkroi një letër qëllimesh me ministrin bullgar të Shëndetësisë Kostadin Angellov, pasi Qeveria e Bullgarisë vendosi që nga çdo sasi e vaksinave kundër kovid-19 që arrin në Bullgari, një sasi të caktuar t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut.

Përveç përmes donacionit nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë gjithashtu siguroi vaksina përmes mekanizmit Kovaks. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet që nuk janë pjesë e BE-së, të cilat mund të merren përmes vendeve anëtare.   Maqedonia e Veriut ka paguar paradhënie për vaksinën kundër Kovid 19, me çka është siguruar garanci bankare se do të paguhet shuma e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç përmes mekanizmit Kovaks, është vendosur kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe AstraZeneka.

Postime të ngjashme

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

Tërmeti prej 5.5 shkallëve në Greqi, u ndje edhe tek ne

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...