PD ka caktuar një tjetër drejtues politik në qarqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
MAPO mëson se drejtimi i Qarkut të Fierit i është besuar ish-deputetit Enkelejd Alibeaj.
Ai është anëtar i Kryesisë së PD, ndërsa më herët ka qenë edhe Sekretar i PD për Rendin dhe Sigurinë.
Enkelejd Alibeaj ishte deputet i Partisë Demokratike në Legjislaturën VII të Kuvendit të Shqipërisë. Alibeaj ka qenë Ministër i Drejtësisë në vitet 2007-2009.
Po sot, kryetari i PD, Lulzim Basha caktoi ish-deputetin Helidon Bushati drejtues politik i Qarkut të Shkodrës.
Mësohet se orët në vijim, Bashas do të caktojë edhe drejtuesit e 10 qarqeve të tjera, të cilët do të kryesojnë fushatën elektorale të PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.