Pas heqjes së barrikadave në veri, SHBA bën thirrje të ecet përpara në dialog

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka reaguar pasi marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat ka filluar të zbatohet.

 

Përmes Twitter-it, Giacobbe ka thënë se forcat e KFOR-it në pika kufitare janë aty përkohësisht.

Sipas tij, pritet që për dy javë të kthehet funksionimi i kufirit në normalitet.

Ai ka shtuar se tashmë është koha që të ecet përpara dhe të ketë riangashim të përkushtuar në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia që po implementojnë në kufi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialog”, thuhet në reagim.

Ndryshe, pas 13 ditësh sot janë zhbllokuar rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare në veri, Jarinë dhe Bërnja, ku është kthyer qarkullimi i lirë i automjeteve.

Pas heqjes së barrikadave të vendosura nga serbët, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë kthyer në Prishtinë, duke i lënë në dorë situatën në veri të Kosovës forcave të KFOR-it.

Tetë orë ishte koha që u caktua sipas marrëveshjes brenda së cilës serbët që po mbanin të bllokuar rrugët për Jarinjë e Bërnjak të largoheshin, paralelisht me Njësinë Speciale që po përkujdesej për sigurinë atje.

Ushtarët e KFOR-it tashmë kanë marrë nën kontroll situatën në veri, teksa serbët kanë larguar barrikadat që kanë vendosur 13 ditë më parë. 

Related posts

Rasti tragjik në Pejë, hetimet po zhvillohen në disa pista

D V

Këto janë masat e reja anti-Kovid që pritet të hynë në fuqi nga data 13 shtator në Kosovë

N E

Dhurata Hoxha dhe të tjerët sot dalin para gjykatës për korrupsion

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More