Agjencia Zhurnal.mk

Pas ikjes së Ivanov, ueb faqja e presidencës tanimë edhe në gjuhën shqipe

Shkup, 16 maj – Përderisa ishte President Gjorge Ivanov në ueb faqen zyrtare nga Vila Vodno nuk kishte vend për gjuhën shqipe, ku tanimë gjitha institucionet duhet ta aplikojnë sepse para disa muajve është votuar ligji për përdorimin e gjuhëve, shkruan Zhurnal.

Presidenti i ri, Stevo Pendarovski ueb faqen e presidencës tanimë e ka vendosur në tre gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Ish presidenti Gjorge Ivanov në ueb faqen zyrtare nuk pati vendosur edhe emrin e ri të shtetit, ndërsa tani nën udhëheqjen e Presidentit Pendarovski, shihet edhe emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruan Ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe pse kishte. Ivanov ligjin në fjalë e konsideroi si antikushtetues dhe të njejtin e ktheu në Kuvend, mirëpo edhe pas votimit të dytë nga ana e deputetëve, Ivanov nuk e pa të rrugës të dekreton ligjin në fjalë edhe pse këtë herë kishte për obligim kushtetues ta nënshkruan ligjin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...