Agjencia Zhurnal.mk

Pas infektimit me COVID-19, ndërron jetë ylli i muzikës jazz

Ka vdekur Manu Dibango, legjenda afrikane e muzikës jazz.

Legjenda e saksofonit, afrikani Manu Dibango ka vdekur në Paris pas diagonistikimit me koronavirus, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Dibango, është i njohur më shumë për këngën e tij të vitit 1972 “Soul Makossa”, -është një nga yjet e para që vdiq nga Covid-19.

86-vjeçari, iu fut muzikës jazz me tingujt tradicional të muzikës nga vendlindja e tij, Cameroon.

“Me trishtim të thellë ju njoftojmë për humbjen e Manu Dibango, Papy Groove tonë”, thuhet në një deklaratë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Funerali i tij do të bëhet në “privatësi të rreptë”, thuhet në deklaratë, duke kërkuar që njerëzit të dërgojnë ngushëllime me email dhe duke shtuar se një mbledhje komemorative do të organizohet “kur është e mundur”.

Ai ka punuar me yje të njohur si Ladysmith Black Mambazo të Afrikës së Jugut dhe amerikanin, Herbie Hancock.

Në vitin 2009, saksofonisti ngriti një padi duke pretenduar se Michael Jackson vodhi pjesë nga kënga e tij, Soul Makossa, për dy këngë në albumin më të shitur në botë, “Thriller”. Jackson e zgjidhi çështjen jashtë gjykatës. /Lajmi.net/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...