Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas katër vitesh mosmarrëveshje caktohet data e negociatave Turqi-Greqi

Ministria e Jashtme greke, e cituar nga gazeta Kathimerini, ka njoftuar se bisedimet do të rinisin në 25 janar, duke përcaktuar kështu një datë të saktë vetëm pak pasi vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis e kishte përmendur diçka të tillë.

E njëjta media pretendon se është caktuar tashmë edhe vendi ku do të zhvillohen për herë të 61-të bisedimet: palët do të mblidhen në Stamboll, thotë Kathimerini, që citon burime diplomatike për pohimin e saj se pala turke kishte komunikuar zyrtarisht me Athinën duke i kërkuar rikthimin në tryezën e bisedimeve. Por ndërkohë, raporte të tjera pretendojnë se vendi i takimit mund të jetë edhe Tirana ose ishulli i Kretës. Raundi i 60-të dhe i fundit deri më tani i bisedimeve eksploruese mes dy vendeve, të cilat kanë nisur në vitin 2002, u mbajt në Athinë marsin e 2016-tës. Pas kësaj, negociatat vazhduan në formën e konsultimeve politike, por nuk iu kthyen kornizës së eksplorimeve.

Çështja e të drejtave energjetike dhe kufijve detarë me shumë gjasë do të jenë tema mbizotëruese e këtij raundi. Turqia, me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor, nuk i pranon pretendimet greke dhe ato të administratës greko-qipriote të kufijve detarë në rajon, me pretendimin se ato përbëjnë shkelje të të drejtave të Turqisë dhe Qipros Veriore.

Ankaraja dërgoi vitin e kaluar një sërë anijesh eksploruese, por kjo bëri të shpërthenin tensionet me Greqinë, në krahun e të cilës u rreshtuan një sërë vendesh evropiane, ndërsa BE-ja u përpoq vazhdimisht të zbuste krizën, me qëllimin që ajo të mos përshkallëzohej deri në një konflikt ushtarak.

Postime të ngjashme

Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi

S.B.

Mbretëria e Bashkuar përgatitje për fazën e dytë të programit të vaksinimit

S.B.

Pakistani do të marrë 15 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Gjermania

S.B.

OKB: Birmania mund të jetë Siria e radhës

S.B.

Londra: Dallime të mëdha me BE për marrëveshjen e Irlandës së Veriut

S.B.

Putin refuzon takimin me presidentin ukrainas, V. Zelensky

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...