Pas kolumnës në Zhurnal, edhe BDI reagon për Korridorin 8-të

Shkup, 30 shtator – Pas kolumnës së djeshme të Agjencisë Zhurnal, ku e paraitem si të gabuar qasjen e zëvendës kryeministrit Artan Grubi për tu lavdëruar me një projekt ende të parealizuar (Korridorin 8-të), sot ka reagur edhe BDI. Kjo parti poashtu mundohet ta përvetësojë këtë projekt të miratuar me votat e gjitha partive në Kuvend, përjashto Levicën e Apasievit. Në stilin “Peshku në deti, tigani në zjarr”, BDI flet për përfitimet nga Korridori 8 edhe pse ai ende nuk është hedhur as në letër. Në të njëjin stil, tani e gati 20 vite flet edhe për autostradën Shkup-Bllacë, e cila ende nuk është askund.

 

“Bashkimi Demokratik Integrim (BDI) përshëndet hapat e ndërmarra për fillimin e punimeve për realizimin e projektit më të madh, Korridori i 8-të, projekt infrastrukturor i cili do të kalojë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, por që do të lidh vendet e Ballkanit Perendimor me një infrastrukturë shumë moderne”, thuhet në reagimin e BDI-së, thuajse korridoret infrastrukturore ndërtohen me përshëndetje e urime.

“Lidhja të cilën do e bëj Korridori i 8-të është i rëndësisë së veçantë pasiqë në të do të përfshihen thuajse të gjitha vendkalimet kufitare që nga kufiri me Bullgarinë fqinje, lidhjen me Republikën e Kosovës përmes Bllacës ku po ndërtohet një tjetër autostradë moderne, e deri në Qafë-Thanë me Republikën e Shqipërisë, duke e bërë kështu Maqedoninë e Veriut si një urë efikase lidhëse për vendet e rajonit”, shtohet më tej në reagim.

Në stil që nuk u ka hije partive demokratike, BDI përshëndet vetëm angazhimin e pushtetit, duke mos u kujtuar të falënderojë edhe partitë opozitare që njëzsëri përkrahën këtë projekt.

“Projekte të tilla janë në fokus të Programit të Bashkimit Demokratik për Integrim që përmes politikave të saj konkretizon të njejtat në jetën reale, duke bërë kështu një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se Korridori 8-të përfaqëson një mundësi të mirë për vendin, qoftë nga pikëpamja politike pasi që do të bëj të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit”, thuhet në reagim.

Related posts

Zaev: Demokracia vjen nga populli për t’i shërbyer popullit

D V

Drejtoresha e QIK-ut, Sermine Purrini: Unë i them PO Visar Ganiut për të vazhduar rrugëtimin për një Çair më të gjelbër

Redaksia

“Tingujt e Çarshisë”, Ganiu mirëpret tenorët e mirënjohur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More