Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pas konfrontimit në Kuvend, kritikohet nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci – nuk ka ditur të menaxhojë seancën

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, janë drejtuar kritika me arsyetimin që e njëjta nuk ka ditur të menaxhojë seancën dhe si pasojë e kësaj ka pasur përplasje fizike në mes të deputetëve. Madje, sipas disa deputetëve ajo ka keqpërdorur pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka thënë se Nagavci duhet të kuptojë drejt pozitën e saj dhe jo ta keqpërdorë.

“E ke keqpërdorur pozitën që nga fillimi i seancës. Nuk të lejohet në bazë të rregullores të flasësh nga pozita, e aq më tepër të komentosh fjalën e secilit deputet. Kuptoje pozitën tënde – je vetëm drejtuese e seancës, asgjë më shumë. Më vjen keq por e keni keqpërdorur skajshmërisht”, tha ajo.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka kritikuar nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavci duke thënë se përplasja e sotme fizike ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur si pasojë e keqmenaxhimit të detyrës.

“Incidentet në Kuvend çdo herë kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur duke mos menaxhuar në pajtim me dispozitat e rregullores së punës së Kuvendit dhe incidenti i sotëm në Kuvend ju adresohet juve zonja Nagavci”, tha ai.

Në pjesën e parë të seancës së sotme të Kuvendit, ku u diskutua për çështjen e personave të pagjetur, deputetë të LDK-së dhe Vetëvendosjes përveç verbalisht, u përplasën edhe fizikisht.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...