Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë

nga Xh M

Volodymyr Zelensky është deklaruar në X pas daljes së tij dramatike nga Shtëpia e Bardhë.

Bëhet e ditur se presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre të tensionuar në Zyrën Ovale.

Vance akuzoi Zelenskyn se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”, ka shkruar Zelensky.

Ndryshe, tani pas takimit kanë filluar të qarkullojnë video të ndryshme në rrjete sociale.

Në një moment, Trump dhe Vance shihen duke “e sulmuar” Zelenskyn.

“Ke folur mjaftueshëm”, dëgjohet Trump duke i thënë Zelenskyt.

“Ju nuk do ta fitoni këtë”, vazhdon presidenti amerikan duke e ngritur zërin.

“Ju e keni një shans për t’ia dalë për shkakun tonë”, shton Trump.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More