Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Pas ndalimit të Donald Trump në Twitter, ka 73 për qind dezinformata më pak për zgjedhjet në SHBA

Shumë më pak informacion i rremë përhapet në lidhje me zgjedhjet në SHBA brenda një jave. “Super përhapësi” më i madh mungon.

Përhapja e dezinformatave në lidhje me zgjedhjet në SHBA ka rënë ndjeshëm në disa platforma të mediave sociale pas bllokimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas institutit të hulumtimit të tregut Zignal Labs, një rënie prej 73 për qind mund të vërehet brenda një jave.

Siç raportohet nga Washington Post, kjo mund të shihet në Twitter, për shembull.

Kur Trump u lejua ende të ishte aktiv atje, kishte 2.5 milionë ‘tag’ të mashtrimit zgjedhor në ditë.

Pas disa ditësh kur llogaria e Trump u mbyll, ato ranë në vetëm 688,000, transmeton Telegrafi.

Rezultati tregon se sa efikase mund të funksionojë lufta kundër informacionit të rremë në internet nëse merren masa të ashpra.

“Në terma afatshkurtër, sasia e keqinformimit mund të zvogëlohet ndjeshëm”, thotë studiuesja e mediave Kate Starbird nga Universiteti i Uashingtonit. “Si duket në planin afatgjatë është ende e paqartë”.

Studiuesit besojnë se ka disa “super shpërndarës” të caktuar në përhapjen e teorive të hutuara rreth zgjedhjeve në SHBA, dhe se Donald Trump ishte më i madhi nga të gjithë.

“Makineria Trump është e pashembullt”, thotë studiuesja Leysia Palen.

Mbështetësit e Trump po shpërndajnë mesazhet e Trump në Twitter me një shkallë të jashtëzakonshme.

Postime të ngjashme

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

Sa është i mbrojtur telefoni juaj nga uji? Ja se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

TikTok pajtohet të paguajë 92 milionë dollarë, akuzohet për shkelje ligjore me softuerin për njohje të fytyrës

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...