Agjencia Zhurnal.mk

Pas një periudhe të gjatë, në Kërçovë nuk ka të infektuar të rinjë

Shkup, 6 gusht – Zhurnal.mk – Sot nuk ka raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Kërçovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, sot nuk janë regjistruar as pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë mbetet 178 persona, prej të cvilëve 108 janë aktivë, 61 janë shëruar, ndërsa nëntë persona kanë vdekur.

“Sot te ne pas një periudhe të gjatë, nuk janë regjistruar për fat të mirë raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, por nuk ka as persona të shëruar”, informoi dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...