Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Pas përjashtimit nga puna, mësimdhënësi i fitoi 250.000 dollarë në lotari

Joe Camp, një ish-mësues në një çerdhe në Charlotte të Karolinës së Veriut ka fituar 250.000 dollarë në lotari.

Ai kishte punuar si mësimdhënës për dy dekada derisa më pas ishte pushuar nga puna në mes të pandemisë.

“Më shkaktoi vështirë, por unë kam shumë miq dhe familje që thjeshtë më thanë të mos dorëzohesha”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, në kohën kur ai mendonte që gjithçka ka marrë fund, befasia erdhi, raporton cnn.

“Të enjten në mëngjes shkova në dyqan dhe bleva një biletë gërvishtëse siç bëj zakonisht. Dhe bleva dy bileta. Nuk fitova në të parën, kështu që provova të dytën dhe e gërvishta edhe atë”, ka deklaruar Camp.

Burri thotë se 250.000 dollarët e fituara synon t’i shfrytëzojë për familjen e tij derisa do t’i kursejë për arsimimin e vajzës dhe të blejë një shtëpi që t’ua lë familjarëve të tij.

“Unë planifikoj që më të hollat t’ia siguroj të ardhmen vajzës tim. Dua të kem diçka pasi ne s’kemi pasur kurrë diçka”, ka shtuar ai.

Postime të ngjashme

Cili nga këta katër katrorë është i ndryshëm nga të tjerët?

S.B.

Njihuni me oficerin 91 vjeçar të policisë në SHBA, i cili nuk ka në plan të pensionohet

S.B.

Shakaja në TikTok, e bën nënën të mendojë se vendi i saj po sulmohet me armë bërthamore

S.B.

Adoleshenti kapet duke shikuar pornografi, ndëshkohet së bashku me familjen nga regjimi i Kim Jong-un

S.B.

Ajo bëri një tatuazh pak para pandemisë dhe tani i duhet ta fshehë atë për shkak të asaj që shkruan

S.B.

Ndodh edhe kjo, burri nga Gjermania kaloi tre javë duke kërkuar se ku e kishte parkuar makinën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...