Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas përplasjeve luftarake në Nagorno Karabakut, Turqia dhe Azerbajxhani mbajnë ushtrime ushtarake

Forcat e Turqisë dhe ato të Azerbajxhanit kanë nisur ushtrime të përbashkëta ushtarake që do të zgjasin dy ditë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se stërvitjet kishin për qëllim “zhvillimin e aftësive ushtarake të vendimmarrjes”. Komanda ushtarake e Turqisë nuk ka bërë ndonjë koment.

Në fund të vitit të kaluar, Azerbajxhani zhvilloi një luftë të shkurtër, por të suksesshme me forcat armene për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Rajoni njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990. Turqia i ka ndihmuar aleatit të saj historik, Azerbajxhanit, duke e pajisur me armatim.

Lufta gjashtë javore përfundoi në nëntor të vitit 2020, pasi palët u pajtuan për armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia. Në bazë të marrëveshjes, një pjesë e rajonit dhe shtatë rrethet përreth tij u vunë nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjet kontrolli nga forcat etnike armene.

Marrëveshja mundësoi vendosjen e rreth 2.000 paqeruajtësve rusë. Më shumë se 6 000 njerëz vdiqën në luftime. Statusi përfundimtar i rajonit mbetet i pazgjidhur.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...