Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pas projektit skandaloz për 22 Nëntorin, reagon producenti Shabani: Ja si na injoruan dhe nuk na mbështetën

Zhurnal Ads

Shkup, 23 nëntor – Pas publikimit të lajmit nga Agjencia e lajmeve Zhurnal se si Artan Grubi ka anashkaluar produksionet shqiptare për realizimin e videoprojektit për ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, kanë nisur të vijnë dhe reagimet e para të atyre të cilët kanë përjetuar anashkalimin pikërisht për projekte të ngjarjeve të ngjajshme të cilët janë injoruar edhe pse gjithnjë mund të thuhet se mund të jenë më profesionistë se sa pala tjetër e zgjedhur nga Grubi për realizimin e një projekti të tillë.

Xhulian Shabani, me profesion producent ka reaguar duke thënë se është injoruar pikërisht për ngjarje të tilla edhe pse ka kërkuar mbështetje duke thënë se edhe pse e dijmë që produksione shqiptare ka mbi 100 dhe të gjitha të kualitetit botëror, shprehet mes tjerave në reagimin e tij, producenti Shabani.

“Kur e bëmë video klipin e “Tifozave Kuq e Zi” në 2011, kërkuam ndihmë nga disa komuna shqiptare, e fatkeqësisht të gjitha na rrefuzuan, e prej tyre 90% komunave ishin të BDI-së. Kur erdhi dita e manifestimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ftuan të njejtët këngëtarë për të cilët na refuzuan më herët, por tani për të kënduar FREE, dhe ne të njëjtit i dërguam për të kënduar për shkak festës, jo për ata. Fushatat parazgjedhore i bënin me regjisor të palës tjetër edhe pse e dijmë që produksione shqiptare ka mbi 100 dhe të gjitha të kualitetit botëror. Une dhe produksioni im ishim të parët që arritëm si shqiptar të bëjmë video edhe për palën tjetër, por mos harroni që ishim të penguar dhe bojkotuar nga televizionet e tyre, institucionet e vendit që të jemi pjesë e projekteve që finansoheshin nga buxheti i shtetit edhe pse participonim në të! Disa video per Kongresin e Alfabetit të organizuara/sponzorizuara nga subjekte politike duhet URGJENT të fshihen nga rrjeter sociale, për të mos degraduar artistin/artin për interesa politike, por edhe për tē mos prishiur imazhin e kësaj feste, që njëkohësisht po e njollosin me vetëdije”, është shprehur kështu Xhulian Shabani.

Zhurnal Ads

Kur e bëmë video klipin e “Tifozave Kuq e Zi” në 2011, kërkuam ndihmë nga disa komuna shqiptare, e fatkeqësisht të…

Posted by Xhulian Shabani on Monday, November 23, 2020
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Karakaçanov ironizon: Do të del se edhe Jezu Krishti ka qenë maqedonas

E.E.

LSDM: Ndihmë financiare për pagimin e pagave për 83.000 punëtorë

E.E.

Miratohet vendimi, Kuvendi do t’i ketë 5 nënkryetar

T E

Qeveria ofron 13 milion denarë për ish të punësuarit e PSP-së ndërsa ata të tërheqin paditë

Z H

Pendarovski mesazh brucoshëve: Para jush janë vitet më të mira të jetës, mësoni dhe shoqërohuni

Z H

Xhaferi-Petroviq: Bashkëpunimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të vazhdojë në nivele të larta

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...