Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas raportimeve se mund të ketë përshkallëzim të situatës gjatë inaugurimit të presidentit, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Washington

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Washington, që do të duhej të zgjaste deri më 24 janar, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Një gjë e tillë është bërë pasi organet e sigurisë kanë paralajmëruar se mund të ketë trazira gjatë inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden, transmeton Telegrafi.

Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur kryerja e Washingtonit, Muriel Bowser gjatë javës së kaluar, kur një grup demonstruesish u futën dhunshëm në Kongres.

Prej asaj kohe informacione të vazhdueshme posedojnë organet e sigurisë, se mund të ketë trazira të planifikuara gjatë inaugurimit të Biden.

Siç raportojnë mediat amerikane shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i mundësojë departamentit për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë Federale për Menaxhimin e Situatave të Jashtëzakonshme, ta ndihmojnë qytetin në çfarëdo situate të jashtëzakonshme.

Bowser të dielën ka kërkuar ushtruesi i detyrës së Sekretarit për Siguri Kombëtare, Chad Wolf të miratojë deklaratën para se të vie deri te një katastrofë, duke ia zgjatur kështu angazhimin shërbimeve sekrete gjatë inaugurimit – nga 11 janari deri më 24.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...