Pas reshjeve të mbrëmshme, Peja sot i rikthehet qetësisë

nga D. V.

Pas reshjeve të dendura që goditën qytetin e Pejës mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar pothuajse vërshime në disa pjesë, sot situata meteorologjike është qetësuar ndjeshëm.

Qyteti është zgjuar nën një mot të kthjellët dhe më të qëndrueshëm, ndërsa temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për dëme të mëdha, ndërsa ekipet emergjente qëndruan në gatishmëri gjatë natës për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Sipas parashikimeve, moti i qëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke sjellë lehtësim për banorët dhe vizitorët e Pejës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More