Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas rritjes së rasteve me të infektuar, rikthim në karantinë? Ja çfarë thotë OBSH-ja

Zhurnal Ads

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë tha të enjten tha se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë.

Organizata tha se Evropa është përsëri në “epiqendrën” e pandemisë.

“Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t’i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe“, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po miratojnë masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thoshte izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë.

Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë, paralajmëroi ai.

“Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit”, tha zyrtari i OBSH-së.

Evropa është në epiqendrën e kësaj pandemie edhe një herë,” tha Kluge, duke treguar se nivelet e vdekshmërisë dhe shtrimet në spital gjithashtu po rriteshin.

OBSH-ja në Evropë përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë dhe vendet në Azinë Qendrore. Organizata tha se rajoni kishte kaluar “momentin historik prej 10 milionë rastesh me koronavirus” të enjten./REL

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit/ Ambasada amerikane mesazh: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë!

S.B.

“Nuk kemi valë të dytë dhe s’do mbyllemi”, epidemiologu suedez jep shpresë me deklaratën e tij për Covid 19

admin

Si iu përkeqësua niveli i oksigjenit presidentit Trump, mësoni detaje të reja

admin

Rreziku i një vale të dytë/ Evropa shton masat për te penguar përhapjen e COVID

admin

Itali, spitalet e tejmbushura rrezikojnë gjithë sistemin shëndetësor

T E

“Superfuqia po fundoset”- Si po i lexon Rusia zgjedhjet presidenciale në SHBA?

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...