Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas Rusisë, dështon edhe ShBA-ja, Armenia e Azerbajxhani e shkelin edhe armëpushimin e tretë

Zhurnal Ads

Armenia dhe Azerbajxhani përsëri e kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara gjatë luftimeve që filluan para një muaji në rajonin Nagorno-Karabak.

“Do të doja të theksoj se përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, këtë herë të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për të vendosur armëpushim kanë dështuar. Si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme nga Azerbajxhani, civilë janë vrarë dhe janë plagosur në Artsakh (armenët e quajnë Artsakh Nagorno-Karabkun)”, shkroi në rrjetet sociale kryeministri armen, Nikol Pashinyan.

Në anën tjetër, Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit tha të martën se është Armenia ajo që nuk po e respekton armëpushimin humanitar, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

“Forcat e armatosura armene, gjatë 26 tetorit dhe natën deri më 27 tetor, kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të njësive të ushtrisë azere në drejtime të ndryshme”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Për arritjen e armëpushimit të fundit u njoftua përmes një deklarate të përbashkët të Departamentit të Shtetit dhe dy qeverive të vendeve rivale më 25 tetor. Kjo ishte përpjekja e tretë për ndërprerje të luftimeve pas dy armëpushimeve të nënshkruara në Moskë më herët gjatë tetorit.

Ndryshe, presidenti azer, Ilham Aliyev, tha gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën se Azerbajxhani dëshiron ta zgjidhë konfliktin e Nagorno-Karabakut qoftë përmes rrugëve politike, qoftë ushtarakisht.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zhytësit në Indonezi gjejnë rrënojat e aeroplanit të rrëzuar

Z H

Nënkryetari i Bundestagut, Thomas Opperman vdes papritur në moshën 66-vjeçare

admin

Ekonomitë botërore më 2034: Polonia befasia e Evropës, India lë pas Francën dhe Britaninë, Kina…

T E

Anti-semitizmi në Gjermani ‘po rritet ndjeshëm’, paralajmëron shërbimi i fshehtë gjerman

admin

OKB: Për 11 vite 16.7 miliardë dollarë humbje ekonomike nga pushtimi i Gazës

S.B.

Rusia nxjerr nga kampi i ferrit Al Hool 30 fëmijë jetimë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...