Pas shfuqizimit të masave anti-COVID, në Danimarkë mbahet koncert me 50.000 njerëz

Mediat daneze kanë raportuar për “natën magjike”, një ditë pasi që dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një rok koncert në Kopenhagë, që ishte ngjarja e parë e tillë në Evropë nga fillimi i pandemisë, ku stadiumi ishte i plotë, kanë bërë të ditur organizatorët.

 

Pasi që Danimarka dy ditë më parë shfuqizoi masat e fundit epidemiologjike, rreth 50.000 njerëz të shtunën kanë mundur të marrin pjesë në rok koncertin e bendit The Minds of 99 në stadiumin Parken, transmeton Telegrafi.

Nga e premtja danezët nuk obligohen të tregojnë të ashtuquajturën certifikatë anti-COVID, që dëshmon se personi është vaksinuar, që është shëruar nga coronavirusi apo është negativ në test, për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha siç janë koncertet, ndeshjet e futbollit apo hyrja në klube të natës që aktualisht janë hapur.

Mediat lokale e kanë cilësuar ngjarjen si “historike”, për faktin se është e para në Evropë e këtij lloji që organizohet që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.

“Në ajër ka pasur magji, e duart rrëqetheshin”, ka shkruar e përditshmja Extra Bladet, duke iu referuar atmosferës euforike në koncert.

Related posts

Shifra rekorde të ambientalistëve të vrarë

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Autoritetet italiane shpëtojnë një anije me mbi 500 emigrantë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com