Maqedoni TOP LAJM

Pas shifrave rekorde, Filipçe: Nesër diskutohen masat e reja restriktive

Zhurnal Ads

Shkup, 15 tetor – Maqedonia ka regjistruar edhe gjatë këtij 24 orëshi të fundit shifra rekorde sa i përket infektimeve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një prononcim të dhënë para pak çastesh në TV Sitel ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do diskutohen masat e reja restriktive.

“Po aspolutisht nesër do të diskutojnmë masa tjera plotësuese nga ato që për momentin janë në fuqi, këtu do të përfshijë kufizimet në transportin publik, kufizimin e punës së objekteve hotelerike dhe gjithkund ku do të konsiderojmë se është rrezik, një pjesë e masave do të mund të jenë me target që do të përfshijnë disa komuna disa  gjithë territorin e kështu me rradhë…”, u shpreh Filipçe, transmeton Zyrtare.net

I pyetur rreth orës policore Filipçe tha se do të diskutohet nesër duke potencuar mendimin e tij personal se akoma ka hapsirë që ky opsion të shmanget dhe se ulja e shifrave mund të bëhet edhe në këto kushte duke mos vendosur orën policore.

Postime të ngjashme

Karakaçanov: Kishim bisedë të gjatë, tani gjithçka varet nga autoritetet në Shkup

T E

Editorial: Komunat s’po i hapin sytë mjaftueshëm të shfrytëzojnë paratë nga BE-ja

R ZH

Shekerinska: Socialistët evropian kërkojnë që BE deri më 10 nëntor ta miratojë kornizën negociuese

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...