Shkup, 29 nëntor, Zhurnal.mk – Pas shkrimit të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, për harxhime marramendëse për realizimin e klipit për ditën e Alfabetit nga Zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi vijnë reagime edhe nga partitë opozitare Shqiptare.
Faton Fazliu nga partia Alternativa njëherit dhe ish shef i kabinetit të ministrit të kulturës, ka reaguar pas informacioneve se Qeveria nuk ka lëshuar asnjë denarë për Ditët e Alfabetit, ndërsa për këngën e Tunës është paguar shuma prej 90.000 euro.
“Meqë nga Instituti deklaruan se sivjet nuk kanë marrë asnjë denarë nga Qeveria për “Ditët e alfabetit”, ndërsa për një këngë të Tunës u raportua se Artan Grubi ka paguar 90.000 euro, i bie të themi se kështu kujdeset Artan patrioti për alfabetin tonë. 90.000 euro për Tunën dhe 0 euro për Alfabetin, BDI-ka emër ‘Korrupsion’’, ka shkruar kështu në reagimin e tij Faton Fazliu.