Shqipëri

Pas skandalit me rastin e Alvin Berishës, Gent Gazheli emërohet drejtor i Doganave

Zhurnal Ads

Lëvizje te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Gazeta MAPO ka mësuar se është larguar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

Në vend të tij është emëruar Gent Gazheli. Ky i fundit ka mbajtur më herët detyrën e ambasadorit në Turqi. Ai dha dorëheqjen pas akuzave se braktisi në një nga kampet e Sirisë vogëlushin Alvin Berisha. Gazheli mori detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, më 9 shkurt të vitit 2016, detyrë nga e cila u largua në nëntor të vitit 2019.

Nuk bëhen të ditura motivet e kësaj lëvizje te Drejtoria e Doganave, por mësohet se shkak ka qenë mosrealizimi i planit të të ardhura, gjë që solli edhe largimin e Gjon Bardhit, i cili emërua një vit më parë në vend të Arlind Gjokutajt.

Ish-drejtori i Doganave, Gjon Bardhi

Skandali i Gazhelit me rastin e Alvin Berishës
Ishte emisioni italian “Le Iene” të cilët ndoqën rastin e Alvin Berishës në kampet e refugjatëve të luftës në Siri. Alvin Berisha ndodhej i vetëm në mes të një lufte, vetëm 11 vjeç dhe i gjymtuar nga një shpërthim bombe ku mbeti e vdekur dhe e ëma e tij. Ambasada shqiptare në Turqi, vetë ambasadori ynë Gent Gazheli u tërhoq në momentin e fundit nga fjala e dhënë.

“Fëmija duhet të lërë kampin vetëm në praninë e autoriteteve shqiptare, sepse ka ende nënshtetësi shqiptare“, thoshte një nga punonjëset e kampit. Por, ambasadori shqiptar në Turiq, në atë kohë Gent Gazheli, jo vetëm që nuk mbajti fjalën, por për më tepër iu mbyllte edhe telefonin gazetarëve.

Gazheli solli mjaft debate në opinionin publik shqiptar dhe italian, pasi u mbylli telefonin gazetarëve të “Le Iene”, të cilët nga Siria e telefonuan që të mbante premtimin dhe t’i ndihmonte me dokumentacionin nevojshëm për të nxjerrë nga kampi i Al Hol-it, 11 vjeçarin shqiptar, Alvin Berisha. Gjë që më pas solli edhe shkarkimin e tij nga detyra.

Fatmirësisht, Alvin Berisha u rikthye shëndoshë e mirë pranë familjes së tij në Itali, por jo falë Gent Gazhelit edhe pse ishte njeriu më me pushtet për ta shpëtuar vogëlushin shqiptar.

Postime të ngjashme

Emërimet e reja në OSBE/ Ministri gjerman falenderon Ramën: Për herë të parë në histori respektohen kriteret…

T E

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf takim në selinë blu me Lulzim Bashën

admin

I vjedhin portofolin dhe sendet personale pas vdekjes tek infektivi

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...