Maqedoni TOP LAJM

Pas skandalit ndaj afaristit Musliu, reagojnë Skender Rexhepi – Zejd dhe Prof. Sabaudin Zhuta

Zhurnal Ads

Shkup, 21 nëntor – Vazhdojnë reagimet lidhur me skandalin e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbi ndarjen skandaloze të granteve dhe qasjes ndaj afaristëve shqiptarë dhe ngjarja me afaristin shqiptarë Bexhet Musliu i cili e bëri publike rastin ka bërë bujë të madhe në opinion, të cilët e quajnë ministrin Bekteshi si një nga kuadrot më të dobët në gjithë historinë e shtetit.

Skender Rexhepi thotë se një nga kuadrot më të papregaditur shqiptarë nga aspekti profesional është pikërisht ministri i ekonomisë, Bekteshi.

“Ministrat shqiptarë jo që shërbejnë vetëm si dekor, por, ata edhe nga aspekti profesional janë të pa pregaditur për të qenë në krye të detyrës. Në këtë vij kryeson ministri i ekonomisë, kuadër i BDI-së, ku si pasoj e keqmenaxhimit të ekonomisë së vendit, gjendja ekonomike dhe sociale e shqiptarëve është gjithnjë e më e rënduar. Mungesa e investimeve konkrete në vendbanimet shqiptare si dhe mos realizimi i projekteve nga programi ekonomik, janë ndër arsyet kryesore që kemi rritje të vazdhueshme të shpërnguljes së shqiptarëve nga vendbanimet autoktone”, kështu shprehet Skender Rexhepi për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Në anën tjetër, profesori Sabaudin Zhuta shprehet se ministri Bekteshi duhet larguar menjëherë nga dikasteri që drejton pasiq ai meret më shumë me komplekset e tij personale.

“Mbase përgjithsisht dhe gjatë kohë po shihet qartë se ky dikaster ka kohë që ka dështuar në menaxhimin e resurseve kapitale dhe ekonominë e shtetit, në veçanti në ndihmat e bizneseve sidomos atyre të shqiptarëve në MMV, por edhe me investimet nga jashtë. Ministri në fjalë, ka degraduar funkcionalitetin e këtij dikasteri shumë të rëndësishëm të shoqërisë tonë skajshmërisht të varfëruar (përpos kastës së politikajve) ndër né. Kam përshtypjen se ministri i apostrofuar; më shumë po merret me komplekset e tij personale e megallomane duke spastruar stafin e tij (kuadrot e afta), që e penguan në manipulimet e tij djallzore, se sa me punët dhe projektet konstruktive që do ishin në dobi të bizneseve dhe popullates shqiptare këtu mes nesh. Kujtoj se realisht një biznes me një sumë të lillë prej 549 eurash (sa i paska ndarë bizneseve të z. Musliut) nuk mundet ndryshe të kuptohet përpos një talljeje mjerani. Është nevojë e domosdoshme që kuadro të tilla të paafta e të pasuksesshme, urgjentisht të menjanohen nga posti me të cilin ato udhëheqin, përnndryshe ky avaz do vazhdon për gjatë kohë duke dëmtuar mirëqënien e ekonomis edhe ashtu gati të gjunjëzuar”, shprehet kështu për Zhurnal.mk profesori Sabaudin Zhuta.

Postime të ngjashme

Sofja e çmon reagimin e shpejtë të Shkupit kundër provokimeve

T E

Prolongohet “Tortura”, mungoi gjykatësja Risteska

XH,I

Zvogëlohet numri i nxënësve në Strugë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...