Pas Spanjës, edhe Franca ka konfirmuar 1 milion raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani. Kjo sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Spanja e tejkaluar këtë shifër që ditën e djeshme, shkruan abcnews.al
Ndërsa Franca, sipas llogaritjeve të JH numëron 1,000,357 raste me koronavirus dhe 34,075 raste fatale. Ndërkohë, sot qeveria e vendit pritet të prezantojë një plan tjetër masash ndërsa në listën e mëparshme do të shtohen edhe 6 qytete të tjera me ndalimqarkullimi. Në total numri i qyteteve me orë policore shkon në 14.
Në rang botëror, Shtetet e Bashkuara renditen të parat në radhë me 8,3 milion të infektuar. s.b/abcnews.al/