Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Pas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në Gaza, Hamasi kërcënoi se do të kundërpërgjigjet.

Zëdhënësi i Hamasit, Faëzi Barhoum në një deklaratë me shkrim tha: Bombardimet e pushtuesit izraelit ndaj pozicioneve të rezistencës janë një shfaqe që qeveria e re e bën për të rregulluar moralin e ushtarëve dhe komandantëve të tij që ndodhen në situatë të keqe për shkak të operacionit ‘Shpata e Kudsit.

“Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo marrëzie të Izraelit që ka në objektiv popullin dhe rezistencën e Palestinës”, tha Barhoum.

Në anën tjetër ushtria e Izraelit në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter theksoi se “Sulmet në qytetin e Gazës dhe Khan Yunis, janë kryer për shkak të balonave me zjarr që vazhdojnë të dërgohen në anën e Izraelit”.

Më tej në deklaratë thuhet se ushtria është përgjegjëse për ato që ndodhin në Rripin e Gazës dhe se do të vazhdohet të vendosen në objektiv strukturat ushtarake të Hamasit.https://zeri.info/inarticle.html

Ushtria izraelite në orët e mbrëmjes kreu sulme ajrore ndaj pozicioneve të grupeve të rezistencës palestineze në rajonin Beit Lahia në veri të Gazës dhe ndaj qytetit Khan Yunis.

Avionët izraelitë vendosën në objektivin e tyre edhe tokat bujqësore në veri të Gazës.

Ministria e palestineze e Shëndetësisë në Gaza deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka pasur apo jo ndonjë humbje jete si pasojë e sulmit. /tch

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...