Pas sulmit në zemër ilaç është… seksi?

Në shtrat, pas përjetimit të sulmit në zemër, futet frika e madhe nga seksi. Pa kurrfarë nevoje! Marrëdhënia seksuale është shumë e mirëseardhur edhe pas sulmit në zemër.

 

Sulmi në zemër është një nga ‘vrasësit’ lider të të dyja gjinive. Ata të cilët mbijetojnë sulmin në zemër, rëndom – gjë që është e kuptueshme – shmangin seksin edhe për shkak të frikës nga sulmi i dytë.

Kjo frikë nuk vë në vështirësi vetëm personin e sëmurë, i çili lufton që të përshtatet në jetë dhe është në kushte depresioni, por ftoh edhe marrëdhënien seksuale të çiftit.

Hulumtimet kanë treguar se si shumica pas infarktit reduktojnë marrëdhëniet intime apo heqin dorë plotësisht. Për këtë gjë nuk ka kurrfarë nevoje, transmeton Telegrafi.

Për fillim themi e si nuk duhet patjetër të hiqni dorë nga aktiviteti seksual. Më pak se një për qind e individëve përjeton sulm në zemër gjatë marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu është mirë të dini se madje 75% e sulmeve në zemër gjatë seksit ndodhin te aktivitetet seksuale jashtëmartesore. Posaçërisht te meshkujt të cilët janë dukshëm më të vjetër se dashnoret.

“Shumë pacientë me sulm në zemër nuk mendojnë nëse duhet apo nuk duhet ngjitur shkallëve, por më shumë janë të shqetësuar nëse seksi do t’u shkaktojë një tjetër sulm në zemër dhe ndoshta vdekjen e papritur,” shkruan Dr. Glenn Levine, njohës i psikoterapisë.

Është doktori që do t’u thotë se zemra juaj ka nevojë të ushtrohet, që të shërohet dhe të forcohet. Por jo të gjithë personat pas atakut në zemër rikuperohen në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën shpejtësi. Pra, ju duhet të dini, se ka disa përjashtime nga ajo që quhet rregulli dhe kjo është një arsye e fortë që ju duhet të pyesni patjetër doktorin.

A duhet të përdorni “forcën”?

Seksi ju shpenzon energji përafërsisht sa do të kishit shpenzuar gjatë shëtitjes 20-minutëshe, ndërsa orgazmën mund ta krahasoni me ngjitjen shkallëve, nëse këtë ngjitje akoma mund ta bëni. Ushtrimet trupore goxha shumë i ndihmojnë zemrës suaj, ndërkaq seksi është vetëm njëri ndër format e ndihmës!

Pra, seksi më parë ju mbron nga sulmi në emër sesa u rrezikon. Me marrëdhëniet seksuale mund të filloni që nga 4 – 6 muaj pas sulmit. Të kuptohemi, varet nga gjendja juaj shëndetësore.

Ç’duhet të bëj nëse gjatë marrëdhënies seksuale më shtrëngon kraharori apo mbetem pa ajër?

Nëse ju ndodh kjo gjë, patjetër duhet të vizitoheni te mjeku dhe të bisedoni me të. Duhet të mos turpëroheni nëse duhet të vizitoheni te terapeuti.

Çka mund të bëni vetë?

Për çdo rast, derisa jeni të hidhëruar apo të stresuar, shmangni marrëdhënien seksuale. Kujdes, në asnjë rast mos provoni të thoni se si, me gjithë përjetimin e sulmit në zemër, nuk është asgjë, sepse partnerja juaj nuk ka nevojë për tregime të tilla. Ju i nevojiteni i gjallë dhe i shëndoshë. Për disa çifte, ataku në zemër mund të shërbejë si një justifikim për të mos qenë më, fizikisht, intimë me njëri tjetrin.

Ju duhet të dini se gjendja emocionale, influencon edhe në shëndetin e zemrës tuaj. Marrëdhëniet e këqija të çiftit, vonojnë shumë rikuperimin të sëmurit. Në qoftë se të dy e ndjeni të nevojshme se duhet të bëni disa ndryshime në marrëdhëniet tuaja si një çift, koha më e mirë për këto ndryshime është pikërisht tani.

Mos kini frikë

Pas atakëve në zemër seksi është i këshillueshëm për disa arsye:

• Ai ndihmon të çlirohen hormonet që u do t’u bëjnë të ndjeheni mirë.
• Ai djeg shumë kalori.
• Ai bën që zemra juaj të ushtrohet.
• Do t’u dalë frika që u brengos, se mos një atak tjetër mund të ndodhë gjatë seksit.

Mbajeni veten nën kontroll. Filloni ngadalë. Pas daljes nga spitali dhe në vazhdim, përpiquni që gradualisht të arrini nivelin e dëshiruar të lojës seksuale dhe të pasionit.

Ka shumë mundësi që partneri juaj të kërkojë që në fillim maksimalen. Këtë mos e bëni. Prisni deri sa ta ndjeheni veten më të fortë. Seksi është shërues. Ai do t’u ndihmojë fizikisht dhe emocionalisht ta merrni veten më shpejt.

Ju urojmë jetë të bukur dhe të pasur seksuale.

Related posts

Pirja e alkoolit çdo ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit

D V

Ul presionin e lartë të gjakut, ndihmon impotencën: Një shtesë pak e njohur jep më shumë energji çdo ditë

D V

Arsyet pse kur plakeni bëhet më e vështirë të flini

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com