Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Pas takimit me deputeten Krasniqi, Osmani: 14 prilli do të jetë dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka takuar deputeten Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ndërsa pas takimit u vendos që 14 prilli të jetë Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se 14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme, por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë, pasi atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.

POSTIMI I PLOTË I OSMANIT
“14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, sepse u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësisht e pashlyeshme.

Barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë ta bartë e vetme, sepse kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi.

Por siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë. Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e drejtësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovën tonë.

Sot përveç̧ që diskutuam se duhet të vazhdojmë̈ të flasim gjithnjë e më zëshëm për krimet e kryera nga Serbia e që ende po i mohon, u pajtuam që 14 prilli nga sot e tutje, nën patrionatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohët si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu, i premtova që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohemi për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj.
Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb!”

Postime të ngjashme

Haxhiu: Shqipëria mund ta padisë Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

Dafina Vidishiqi

Përfundon takimi Kurti-Macron, zv.kryeministrja Emilija Rexhepi tregon çka u bisedua

Dafina Vidishiqi

Brenda dhe jashtë pallatit Elysee, takimi Macron-Kurti

Dafina Vidishiqi

Apeli miraton pjesërisht mocionet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kërkon nga ZPS version të korrigjuar të aktakuzës

Dafina Vidishiqi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Dafina Vidishiqi

Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...