Pas takimit me Siljanovskën, Filipçe: Do të mbështesim çdo vendim të Qeverisë që ka për qëllim rrugëtimin euroatlantik

nga Xh M

Shkup, 26 nëntor – Ka përfunduar takimi i stërzgjatur mes presidentes Gordana Siljanovska Dafkova dhe kreut të opozitës, Venko Filipçe.

Pas daljes nga takimi në një prononcim për media Filipçe tha se pret që takime të këtilla me presidenten të jenë më të shpeshta.

Tha se është i hapur për takime edhe me kryeministrin.

Mes tjerash tha se e ka njoftuar presidenten me rezikun që i kanoset vendit në rast bashkimit të agjencisë për zbulim dhe kundër zbulim dhe Agjencionit për Siguri kombëtare dhe politizimit të tyre.

Në konferencë ai tha se LSDM-ja do të mbështes çdo propozim të Qeverisë me të vetmin qëllim vazhdimin e rrugës europiane dhe debllokimin e procesit integrues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More