Agjencia Zhurnal.mk

Pas testit, Angel Correa mund të luajë në gjysmëfinale

Angel Correa mund të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve nëse Atletico Madrid do të mund të eliminojë Leipzig në gjysmëfinale.

Futbollisti argjentinas si dhe Vrsaljko janë dy lojtarët që kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid 19 dhe nuk i janë bashkuar skuadrës madrilene për udhëtimin e tyre drejt Lisbonës për fazën “Final Eight” të Ligës së Kampioneve. Por Correa mund të vihet nën urdhrat e Simeones në 18 gusht nëse do të rezultojë negativ në testin e radhës me tampon për Koronavirus. Sipas legjislacionit shëndetësore portugez personat që duan të hyjnë në vend duhet të jenë negativë në testet për Covid-19.

Ndërkaq, Atletico Madrid do të vazhdojë te jetë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shëndetësore si ato luzitane ashtu edhe ato spanjolle si dhe me UEFA. Për momentin Los Colchoneros mendojnë vetëm për të evituar përhapjen e mundshme të Covid-19 dhe që të mos regjistrohen raste të tjera pozitive në testet e UEFA. E njëjta histori si e Correas vlen edhe për Vrsaljkon, por mbrojtësi gjithsesi nuk do të luajë asnjë ndeshje për shkak se është i dëmtuar. Por pavarësisht kësaj, ai do të kryejë test tjetër për Covid-19.

Ndërkaq ditën e diel, Atletico madrid bëri të ditur se 93 persona të tjerë të klubit iu nënshtruan testeve për Koronavirus dhe askush nuk rezultoi pozitiv me Covid.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...