Pas “ultimatumit” të Bidenit, vjen reagimi i Izraelit – do të hapen dy rrugë të përkohshme humanitare në Gaza

nga Xh M

Kalimi Erez dhe porti Ashdod do të hapen për dërgesat e ndihmave humanitare.

Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë rihapjen e një kalimi kufitar kyç në Gazën veriore të goditur rëndë.

Sipas mediave të huaja, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi planet herët të premten, vetëm disa orë pasi presidenti Joe Biden i tha atij se mbështetja e ardhshme e SHBA-së për luftën në Gaza varet nga ndërmarrja e më shumë veprimeve nga Izraeli për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmës.

Zyra e Netanyahut tha se kalimi Erez, i cili për vite shërbeu si terminali i vetëm i pasagjerëve për lëvizjen e njerëzve brenda dhe jashtë Gazës, do të rihapet përkohësisht.

Ai tha gjithashtu se Izraeli do të lejojë që porti i tij në Ashdod të përdoret për të përpunuar dërgesat e ndihmave për në Gaza dhe të lejojë dërgesat e shtuara të ndihmës jordaneze përmes një tjetër kalimi tokësor.

Njoftimi nuk shtjellonte sasitë apo llojet e artikujve që do të futeshin.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, përshëndeti lëvizjet e Netanyahu, duke shtuar se plani “tani duhet të zbatohet plotësisht dhe me shpejtësi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More