Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

Kandidatja për deputete e ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka reaguar për herë të parë pasi që emri i saj është përmendur së fundi për një skandal me vota në QNR.

Në një postim në Faceebok, ajo ka mirëpritur vendimin e PZAP-së që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora, për kandidatët e partisë së saj AAK.

“Duartrokas vendimin e PZAP-së, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar Haradinaj- Stublla.

“Përsëris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike, që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara dhe t’u jepet fund shpifjeve, fyerjeve dhe shantazheve në adresën timen dhe të familjes sime”, ka shkruar Haradinaj- Stublla.

Postime të ngjashme

Glauk Konjufca: Përpilimi i padisë për gjenocid kundër Serbisë do të merr kohë

N E

Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetim për “Zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

N E

Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet i qeverisë

N E

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Mitrovicë

N E

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...