Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pas vështirësive ndaj Gjeorgjisë, Luis Enrique flet për takimin ndaj Kosovës

Spanja nuk e ka filluar edhe aq mirë fazën e kualifikimeve në Kampionatin Botëror, dhe sërish ishte në vështirësi.

Pas barazimit 1-1 me Greqinë, Furia e Kuqe arriti me shumë mund të triumfonte nga Gjeorgjisë me rezultat 2-1, e që Dani Olmo e shënoi golin e fitore në minutën e 92-të.

Ndaj Gjeorgjisë, që në letër ishte kundërshtare inferiore, Spanja është dashur ta përmbysë rezultatin. Gjeorgjianet kaluan në epërsi ne fund të pjesës së parë, ndërsa Ferran Torres barazoi shifrat në minutën e 56-të. Olmo fare ne fund shënoi golin e fitores.

Ka rrezik qe tani Spanja të shfaqë gjithë potencialin e saj ne ndeshjen ndaj Kosovës, që është të mërkurën nga ora 20:45.

Spanjollët vlerësohen si top-përfaqësuese botërore. Por, fillimi i kualifikimeve nuk po i shkon sipas planit. Selektori i Spanjes, Luis Enrique, ka parashikuar ndeshje të vështirë edhe ndaj Kosovës.

“Po e humbim edhe besimin në këto ndeshje. Bejmë gabime dhe kemi pësuar. Në pjesën e dytë e kemi parë se do të jetë e komplikuar. Për fat të keq e njëjta gjë na pret edhe kundër Kosovës. Nuk jemi te qarte si zakonisht. Kjo vërehet. Kemi ndërruar shtatë lojtarë. Gjeorgjia me ka befasuar për të mire. Qëllimi ka qenë që të bëjmë shumë pasime në thellësi, të krijojmë më shumë raste”, ka thënë Enrique pas ndeshjes, raporton Marca, transmeton Telegrafi.

“Askush nuk mund te jete i relaksuar kundër Kosovës, Ne kemi bere mirë që kemi insistuar. Nëse shënon gol në minutat shtese është se ke punuar shume. Nuk ka rivale te vegjël, sidomos kur mbyllen prapa. Duhet të gjesh zgjidhje për këto situata”, ka shtuar Enrique

Ai ka pranuar se është i shqetësuar para ndeshjes me Kosovën.

Në të vërtetë ndeshja me Kosovën pritet të ketë edhe anën politike të saj. Federata spanjolle edhe të dielën, kur ka prezantuar tabelën, i është referuar si “ekipi kosovar” Përfaqësuesesh së Kosovës. Ndërkohë në tabelë e ka paraqitur me emrin e drejte. Në sajtin e Federatës spanjolle shmanget maksimalisht paraqitja e Kosovës si kundërshtare e ardhshme.

“Po, jam i shqetësuar, shumë i shqetësuar para ndeshjes me Kosovën. Por, ne duhet të gjejmë zgjidhje, pavarësisht të gjithave. Nisë ne nuk e qëllojmë cakun, nuk e kemi qartësinë dhe lojtarët janë të lodhur, duhet te fitojmë me koke ose me zemër. Por Spanja duhet te jete në Kupën e Botës dhe ne nuk po mendojmë ndryshe. Ne po e shohim se kundërshtarët nuk dorëzohen dhe kane kualitet, pavarësisht nëse janë nga një ligë më poshtë. Ne po hasim me shume vështirësi me ekipe të tilla sesa me skuadra si Zvicra qe luajti në çerekfinale të Botërorit apo si Gjermania”, ka theksuar Enrique

Eric Garcia ka theksuar, po ashtu, se ndeshja me Kosovën është e rëndësishme. Por, rrallë ndodh të Spanja të luajë tri ndeshje të dobëta. Kështu që ndaj Kosovës ka gjasë të shfaqë anën e mirë të saj Shume lojtare do të tentojnë të dëshmojnë me te mirën në ndeshjen e fundit para grumbullimit për në Evropian.

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...