Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, bëri disa ditë më parë një vizitë zyrtare në Kinë. Përpara largimit ai dha një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës .
Gjatë intervistës ai u shpreh me tone shumë të larta për zhvillimin e Kinës dhe rolin e saj shumë të rëndësishëm në ekonominë botërore, por edhe në ekuilibrat gjeopolitikë global .”
Në intervistë, Robert Fico kujtoi se ai vizitoi Kinën për herën e parë në vitin 1999 ose 2000, si një anëtar i zakonshëm i delegacionit të parlamentit të Sllovakisë. Në vitin 2007, ai vizitoi Kinën për herë të dytë dhe zbuloi zhvillimin e madh të vendit që e impresionoj shumë.
Gjatë vizitës në vitin 2024, ai u surprizua nga ndryshimi i madh i Kinës. Ai sugjeroi që më shumë persona të vizitojnë Kinën për të parë çfarë ka ndodhur në këtë vend.