Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Pas Yuri Kim infektohet me Covid-19 edhe ambasadorja suedeze, ka një mesazh për gratë e goditura nga pandemia

Pas ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, edhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë bën me dije se është prekur nga Covid-19.

Elsa Hastad përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se rezulton e infektuar dhe do të qëndrojë e izoluar, duke respektuar protokollin.

“Sot është e premtja feministe. Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë me të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurtë”, shkruan Hastad.

Ambasadorja e Suedisë dhe ajo e Amerikës janë shfaqur shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, duke eksploruar apo promovuar bukuri të natyrës dhe kulturës shqiptare.

Kujtojmë që më herët janë infektuar me Covid-19 edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, gjendja e të cilit u paraqit e qëndrueshme. Po ashtu janë prekur me koronavirus edhe ministra e deputetë, apo kryebashkiakë të njohur.

Postime të ngjashme

Turizmi në Tiranë – kryeqyteti shqiptar nën fokusin e aparatit të fotografive të vizitorëve

D V

Shqipëria e treta në Evropë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

D V

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

D V

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite

D V

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

D V

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR pubikon raportin final

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...