Agjencia Zhurnal.mk

“Pas zbtujes së masave, Gjermania do të përballet me…”, DW: Mbajtja e maskave, e detyrueshme!

Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin Corona në Gjermani ka rënë ndjeshëm. Prandaj lande të ndryshme zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave.

Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të epidemisë së Coronës kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, mendon se Gjermania do të përballet me një fazë të gjatë kufizimesh për shkak të krizës së Coronës. Për revistën “Der Spiegel” ai tha se “Ne nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë jetën tonë të mëparshme dhe se mbajtja e distancës dhe masat mbrojtëse do të vazhdojnë të jenë standardi i jetës sonë të përditshme.”

Më pak frikë nga Corona

Por sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani frika nga infeksioni me virusin Corona kohët e fundit ka rënë ndjeshëm. Sipas “BfR Corona Monitor” përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në 26 përqind. Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind.

Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh, tha presidenti i BfR Andreas Hensel. Për këtë arsye edhe mirëkuptimi për masat kufizuese, si kufizimi i daljes në mjedise publike ose mbyllja e dyqaneve gjithashtu ka rënë.

Maska me detyrim në mjetet e transportit publik

Për këtë arsye edhe lande të ndryshme të Gjermanisë zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Landi Mecklenburg-Vorpommern ndoqi shembullin e Saksonisë edhe përdoruesit e tramvajeve, metrove, autobusëve ose taksive në këto lande janë të detyruar të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën, ose si alternativë mbrojtje mund të mbajnë edhe shall. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme./DW

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...