Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pasaporta maqedonase më e fuqishme se pasaporta amerikane, coronavirusi ndryshon rang-listën në botë!

Shkup, 6 tetor, zhurnal.mk – Indeksi i pasaportave publikoi të dhënat për pasaportat më të fuqishme në botë, me të cilat mund lirshëm të udhëtohet pa kërkuar viza apo mund të merret vizë menjëherë sapo të hynë në vend të huaj. Sipas indeksit, Maqedonia e Veriut ndodhet e 16-ta në botë dhe është para Shqipërisë, Malit të Zi, por edhe para SHBA-ve të cilët për shkak të coronavirusit ndodhen në vendin e 21-të.

Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut pa viza mund të shkohet në 62 vende, ndërsa para Maqedonisë nga vendet e rajonit është Kroacia e 8-ta dhe Serbia e cila radhitet në vendin e 14-të.

Zelanda e Re ndodhet në vendin e parë. Shtetasit e Zelandës së Re mund të udhëtojnë në 129 vende ndërsa Japonia që gjatë vitit të kaluar ishte në vendin e parë, ndodhet në vendin e dytë dhe e ndan vendin e dytë bashkërisht me Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Luksenburgun, Irlandën, Korenë e Jugut dhe Australinë. Qytetarët e këtyre shteteve mund të udhëtojnë në 128 vende.

Në vendin e tretë ndodhen Franca, Spanja, Italia, Suedia, Finlanda dhe Belgjika qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në 127 vende të botës.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...