Pasaportat, ankesa për pritje të gjata pa termine

Shkup, 3 korrik – Turma të shumta të qytetarëve që presin për të marr pasaporta, letërnjoftime apo patentë shoferë janë bërë përditshmëri. Mbyllja disa ditore e gjitha zyrave të administratës për arsye të ndryshimit të sistemit sa vjen e shton pritjet e qytetarëve, të cilët me apo pa termin presin me orë të tëra për të lëshuar dokumentet personale apo të udhëtimit. Në temperatura të nxehta atyre iu është sosur durimi.

 

“Nuk është ne rregull por gjithsesi kështu kanë marrë nam të keq punët këtu. Të zgjidhet kjo para dyerve.

“Para një muaj e gjysmë i doli afati, caktova termin dhe tani mbarova punë me kohë. Atje nuk na thanë gjë vetëm se do na japin pasaportë maqedonase dhe kaq.

Kishte edhe qytetarë të tjerë të cilët kishin bërë marrëveshje paraprake për t’iu shmangur pritjeve dhe për të kryer punë më shpejtë.

“Jam për letërnjoftim, prej dje bëra një ujdi me njërin person por nuk mund të gjej, duhet të shkoj nga ana tjetër. Përse andej? Mbase mundem të jetë hapur edhe nga ana tjetër. Dua të hy brenda se kam për të kryer punë në ora 1.30 tani për pak minuta.”

Sipas njohësve të fushës kaosi i krijuar mund të çojë drejt korrupsionit. Ishkrye shefi i policisë Gjurqevski thotë se autoritetet duhet të mbrojnë qytetarët nga paraqitjet eventuale të ryshfetit në këto raste.

Ka zëra ndërmjet qytetarëve që patjetër të paguhet një sasi parash te ndonjë nëpunës i MPB-së me qëllim që të realizohet një e drejtë, e cila është e garantuar. Në fund të fundit përse ekzistojnë terminët, nëse ashtu është ti heqim terminët dhe ta bëjmë kush si të mundet. Prandaj iu bëj thirrje si Ministrit kundër korrupsionit Lupço Nikollovski dhe Minsitrin e Mbrendshëm Oliver Spasovski të bëjnë kontrolle përmes shërbimeve të tyre, posaçërisht Sektori për kontroll të brendshme të vij këtu dhe të inspektoj për tu vënë rendi, i cili sigurisht po të duan e vendosin për 5 minuta”, tha Lubomir Gjurqevski, ish-krye shef i policisë.

Në përgjigjen që morëm nga Ministria e Brendshme na thanë se deri më tani nuk ka asnjë denoncim për ryshfet. Nëse ndonjë qytetari i kërkohen para për të kryer më shpejtë punë, autoritetet bëjnë thirrje që menjëherë këto raste të denoncohen në polici me qëllim që menjëherë të ndërmerren masa./ Alsat

Related posts

Shilegov: Rikonstruimi i rrugëve nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore

N E

Ganiu mirëpret në takim zv.shefin e ambasadës së Kosovës, Prindon Sadriun

Z H

Masat për hyrje në Greqi zgjaten edhe për një javë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com