Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Pasaportat për narkobosët dhe aferat korruptive dëmtojnë rrëndë imazhin e vendit

Shkup, 14 prill – Zhurnal – Aksione të dështuara për kapjen e narkobosëve, afera korrupsioni me përfshirje të zyrtarë të lartë dhe dhënia e pasaportave për persona të nëntokës ndërkombëtare me identitet të rremë të qytetarëve të vendit, janë disa nga zhvillimet që kanë ndodhur së fundmi, të cilat si të tilla kanë dëmtuar imazhin e Maqedonisë së Veriut në rrafshin ndërkombëtar, por edhe brenda shtetit, shkruan Zhurnal.

Analistët shprehin shqetësimin e tyre për siç thonë, intenzitetin e madh të zhvillimeve të cilat shpeshherë shoqërohen edhe me dezinformata, ndërkohë që në një vend të politizuar siç është i yni, qytetari përcaktohet ti besoj variantit të cilin e plason partia politike të cilës ai i takon ai, qoftë edhe atëherë kur partia gabon.

Analisti Eroll Rizaov, thotë për Zhurnal se aksioni i dështuar për kapjen e narkobosëve që u zhvillua ditë më parë në Shkup, dhënia e 215 pasportave personave të nëntokës ndërkombëtare me identitet maqedonas, dhe së fundmi kapja e 200 kilogram drogë në bashkëpunim me shërbimin amerikan për luftim kundër drogës – DEA, dëmtojnë rëndë imazhin e vendit.

“Në katër vitet e fundit janë shqiptuar mbi 100 verdikte gjyqëore për burg në kohëzgjetje prej 350 vite, të gjitha për krim dhe korrupsion të lartë, dhe gjithë ky sukse do të bie në hije nga shkaku i zhvilliomeve të fundit, ku psh në Gërçec policia mbeti me gishta në gojë nga shkaku se aksioni u dekonspirua nga brenda”, thotë Rizaov, duke shtuar se policia është e stërmbushur me njerëz të paaftë partiakë, të cilët kanë dëbuar nga aty profesionistët e vërtetë, për çka nevojitet një spastrim i madhe brenda rradhëve të policisë, në mënyrë që shteti të kthej besimin e luhatur.

Naim Sinani nga ana e tij thotë se rastet e lartpërmendura përfshirë edhe aferat tjera korruptive, bëjnë që qytetarët të humbin besimin të shteti i së drejtës, pasi kur skandalet publikohen dhe heshten nga shkaku i përfshirjes në këto skandale të njerëzve të afërt me pushtetin, dëshmon ndikimin që ka politika te gjyqësori.

“Kjo rritë edhe dyshimet edhe për raste të montuara dhe përfundimin në burg të njerëzve të pa fajshëm dhe lënie në liri, apo shqiptimin e dënimeve të ulëta për kriminelët. Pikërisht për shkak të mosbesimit te organet e rendit dhe drejtësisë, në RMV vazhdon të ketë protesta kundër vendimeve gjyqësore, ndërsa në raportet ndërkombëtare, RMV vazhdon të bëj pjesë te vendet me nivel të lartë të korrupcionit”, thotë Sinani.

Për skandalin me pasaportat dhe reflektimin e tij në arenën ndërkombëtare në kanë folur edhe eurodeputetët Andreas Shider dhe Ilhan Kyçyk, që është raportues për Maqedoninë e Veriut.
Në takimin që realizuan me gazetarët në Bruksel, Kyçyk tha se skandalet e fundit janë një shqetësim i madh dhe flasin për nevojën për reforma të thella në gjyqësor, kornizën ligjore dhe në shtetin e së drejtës.

Shider nga ana e tij theksoi se skandali flet për nevojën për të luftuar korrupsionin, dhe se nuk pret kjo të reflektoj negativisht mbi rexhimin pa viza.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...