Pasi i shpëtoi atentatit, reagon Trump: Nuk do të dorëzohem kurrë!

Krejt çfarë dihet deri më tani rreth përpjekjes për atentat ndaj Donald Trump

nga D V

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë pas atentatit që iu bë te shtunën teksa po mbante një fjalim në një tubim elektoral në Pensilvani.

CNN raporton se Trump u ka dërguar një mesazh me e-mail mbështetësve të tij, ku shkruhej: “Ky është një mesazh nga Donald Trump. Nuk do të dorëzohem kurrë!”.

E-maili mbante gjithashtu një portret të tijin dhe firmën e tij.

Trump u largua nga podiumi nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi u dëgjuan të shtëna armësh. Ai u pa i gjakosur në vesh dhe fytyrë, por sipas raportimeve është në gjendje të mirë.

Një person nga publiku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa atentatori u ekzekutua nga Shërbimi Sekret. Ai nuk është identifikuar ende, por ngjarja po hetohet si një vrasje e mbetur në tentativë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More