Agjencia Zhurnal.mk

Pasi që i tërë vendi është mbyllur nga coronavirusi, shfrytëzon rastin shoferi në Gjermani – vozit nëpër autostradën e zbrazët me 370 km/h

Një shofer në Gjermani ka shfrytëzuar situatën kur pothuajse tërë vendet në botë po aplikojnë masën e izolimit total në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, duke vozitur veturën e tij sportive në autostradën e zbrazët në Gjermani, me shpejtësi prej 370 kilometra në orë.

Bëhet fjalë për veturën LaFerrari e cila njihet për motor tejet të fuqishëm dhe që zhvillon shpejtësi marramendëse. Vlenë te theksohet se shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 3 sekonda, transmeton Telegrafi.

Vetura që kushton mbi 2 milionë dollarë, po lëvizte me shpejtësi të jashtëzakonshme nëpër një autostradë pothuajse të zbrazët, derisa shoferi vazhdimisht filmon instrument tabelën që tregon me çfarë shpejtësie po lëvizte.

Në një moment arrin shpejtësinë prej hiq më pak se 372 kilometra në orë, duke u dukur mbrojtëset anësore dhe ato pak vetura që ishin në rrugë sikur po largoheshin prej tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...