Pasojat e COVID-19 në Indi, kufomat dalin mbi sipërfaqen e ujit – ato ishin varrosur përgjatë bregut të liqenit Gang

Të mbuluar pjesërisht nga bari, trupat e pajetë të mbështjellë me çarçafë të verdhë po lundrojnë nëpër liqenin Gang, si një kujtesë sesa vdekjeprurëse ishte vala e coronavirusit që stërmbushi spitalet dhe morgjet nëpër Indi.

 

Familjet në veri dhe lindje të Indisë kanë lëshuar trupat e pajetë të më të dashurve në liqen, e disa i kanë varrosur përgjatë bregut pasi që nuk kanë mundur të mbulojnë shpenzimet në pikun e epidemisë gjatë prillit dhe majit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, reshjet e shpeshta të shiut kanë bërë që niveli i ujit të rritet dhe trupat e varrosura përgjatë brigjeve në Ganga të dalin mbi sipërfaqen e ujit.

Zyrtarët në Alahabad, një prej vendeve më të shenjta të hinduizmit, thonë se gjatë tre muajve të fundit afro 150 kufoma kanë pluskuar duke dalë mbi sipërfaqen e ujit.

E kur ekipi i France Press vizitoi këtë rajon, hasën në dhjetëra kufoma pjesërisht të mbuluara në ujë. Zyrtarët vlerësojnë se 600 kufoma tjera janë varrosur përgjatë brigjeve të Gangut në Alahabad në pikun e pandemisë së coronavirusit.

Por ekziston frika se numri i të vdekurve në Indi mund të jetë shumë më i madh, më i madh se 360.000 të regjistruar – në afro dy milion dhe se shirat e rrëmbyeshëm shumë shpejtë do të nxjerrin mbi sipërfaqe të ujit shumë kufoma tjera.

Related posts

Dy të vdekur në SHBA, pasi burri hidhet nga ndërtesa në New York dhe godet një person tjetër

D V

OBSh: Afrikën po e presin ditë të rënda të pandemisë

D V

Rusia me shifër rekord të vdekjeve nga Kovid-19

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More