Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pasojat e katastrofike të përmbytjeve, Gjermania miraton ndihmën prej 400 milionë eurosh

Gjermania miraton paketën e ndihmës prej 400 milionë € për të përballuar pasojat e përmbytjeve dhe u zotua se do të fillojë shpejt në rindërtimin e zonave të shkatërruara.

Ministri i Financave Olaf Scholz tha se paketa, e financuar gjysma nga qeveria federale dhe gjysma nga qeveritë e shtetit të Gjermanisë, do të ndihmojë njerëzit të merren me pasojat e përmbytjes dhe do të zgjerohet nëse është e nevojshme, raporton Euronews. .

“Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’i ndihmuar të gjithë menjëherë,” tha ai. Qeveria gjithashtu pret të shpenzojë miliarda për rindërtimin, por sa saktësisht nuk do të jetë e qartë derisa autoritetet të kenë një pasqyrë më të mirë të shkallës së dëmit.

Teksa vizitoi qytetin e dëmtuar rëndë Bad Muenstereifelm kancelarja Angela Merkel tha se “ne do të bëjmë gjithçka … në mënyrë që paratë të vijnë shpejt për njerëzit, që shpesh nuk kanë më asgjë përveç rrobave në shpinë”.

“Shpresoj që kjo të jetë çështje ditësh,” shtoi ajo. Sa i përket përpjekjes afatgjatë të rindërtimit, ajo tha, restaurimi i infrastrukturës “do të zgjasë më shumë se disa muaj”, duke treguar shumë ura të shkatërruara.

Të paktën 171 njerëz mbetën të pajetë në Gjermani si pasojë e daljes e reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjëve. Ndërsa 31 të tjerë humbën jetën në Belgjikën fqinje, duke e çuar numrin e të viktimave në të dy vendet në 202.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...