Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pasqyrë ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Zhurnal Ads

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri, deri më tani janë infektuar 40.462.338. Nga pasojat e Kovid-19 vdiqën 1.120.715 pacientë, ndërkaq u shëruan 30.232.844 njerëz.

-Në Shqipëri po rritet numri i të infektuarve me Kovid-19, ku në 24 orët e fundit është regjistruar rekord i ri negativ i rasteve të reja. Nga 1.413 testime, virusi i rrezikshëm është diagnostikuar tek 295, që është 21 për qind e të testuarve. Me numrin e fundit të të diagnostikuarve, numri i përgjithshëm paraqet 17.350 të infektuar. Në 24 orët e fundit në listën e të shëruarve janë regjistruar 96 persona apo 10.167, përderisa vdiqën tre persona përkatësisht 454 deri më tani. Edhe më tej është i madh numri i personave për të cilët është i domosdoshëlm mjekimi spitalor. Kështu, nga 6.729 raste aktive, 259 janë të hospitalizuar në dy spitalet për kovid në Tiranë, kumtoi Ministria  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

-Numri i viktimave nga pandemia e Kovid-19 në Kosovë arriti në 656, pasi që tre pacientë, tek të cilët u zbulua koronavirusi i ri vdiqën në 24 orët e fundit. Sipas Institutit kombëtar për shëndet publik të Kosovës (ISHKPK), dje me 118 raste të reja, kështu që numri i personave tek të cilët është zbuluar virusi prej fillimit të pandemisë u rrit në 17.009. Në raportin ditor të IKSHPK-së ceket se, përfshirë me 50 pacientët e shëruar dje, sëmundjen deri më tani e kanë mposhtur gjithsej 14.716 persona. Në pajtim me statistikat zyrtare të autoriteteve zyrtare shëndetësore, në vend për momentin ka 1.637 bartës aktivë të virusit.

-Në 24 orët e fundit, në Mal të Zi u regjistruan 145 raste të reja me virusin dhe katër raste të reja. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë nga Podgorica – 65. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes lidhur me koronavirusin është 231 prej fillimit të qershorit, ndërsa 240 prej fillimit të vitit

-Në Austri, në 24 orët e fundit u regjistruan 1.121 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa në periudhën e njejtë numri i rasteve të vdekjes u rrit për 11. Austria tashmë një kohë të gjatë ka numra mbi 1.000,  e madje edhe 1.500, ndërkaq më pak u testuan gjatë fundjavave. Gjatë 24 orëve të fundit u testuan 14.550, që është për 3.292 më pak se dita e kaluar, dhe pothuajse 10.000 më pak se ditët e punës.

-Në Sllovaki u konfirmuan 860 raste tër eja nga koronavirusi, por në krahasim me ditën paraprake u kryen dyfish më pak teste. Në 24 orët e fundit vdiqën katër persona, gjithsej 92 prej fillimit të pandemisë. Në mjekim spitalor janë 532 persona, prej të cilëve 21 persona janë në repartin për mjekim intensiv, ndërsa 51 në respiratorë. Prej fillimit të pandemisë, 30.695 persona janë infektuar me virusin, ndërsa 622.032 janë testuar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Franca regjistron rënie të numrit ditor të vdekjeve nga Covid-19

T E

Presidenti kinez: Kina do të hapë ekonominë e saj ‘super të madhe’

S.B.

Policia austriake kap armë të destinuara për ekstremin e djathtë gjerman

S.B.

U gjetën të përqafuar nën rrënoja, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën nga tërmeti në Greqi

T E

Al-Sarraj mirëpret konsensusin për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 dhjetor 2021

T E

Paralajmërimi i OBSH’së: Forconi masat, situata po bëhet kritike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...